Futboll Seria A Sport

ITALIA NË KAOS/ Mancini: E pamundur të rindërtosh një ekip kombëtar në 5 ndeshje

Trajneri i Italisë Roberto Mancini ka folur për Calciomercato.com në prag të ndeshjes së UEFA Nations League ndaj Polonisë.

“Rrugëtimi ka filluar në maj. Kemi nevojë të ndërtojmë një ekip dhe ta çojmë në Europian,” shprehet Mancini. “Kur filluam, synimi ynë ishte të rindërtonin ekipin dhe të linim një përshtypje të mirë në Nations League, por nuk ka objektiv. Na duhet kohë pasi nuk është e lehtë.

“Kur të vijë momenti që të kemi gjetur grupin e duhur që do të jetë në gjendje të bëjë gjëra të mëdha, atëherë nuk do të kemi probleme për t’u kualifikuar në Europian. “Për të fituar, duhet një sulmues që shënon gola. Luajtëm mirë në 60 minutat e para ndaj Ukrainës, pastaj u ndalëm. Nesër do të jetë një ndeshje e bukur pasi edhe stadiumi do të jetë i mbushur plotë.

“Verratti? Ai është një lojtar me kualitet. Kemi nevojë për të. Atij i duhet kohë për të njohur shokët e rinj të ekipit, por në aspektin fizik është 100%.”

Related posts

“EURO 2020″/ Pas 12 minutash lojë, Sterling ndëshkon me kokë Çekinë (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Atletico MADRID gjen ZËVENDËSUESIN e Diego Costa

Isa.Autor

JUVENTUS-MILAN/ E pabesueshme, sulmuesi Diaz ndëshkon “Zonjën e Vjetër” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment