Futboll La Liga Sport

TALENTI BRAZILAIN/ Roberto Carlos: REALI duhet të ketë durim me Vinicius

Roberto Carlos ka thirrur për durim me Vinicius Junior te Real Madrid, por beson se adoleshenti do të kthehet në një yll në të ardhmen. Vinicius iu bashkua Madridit nga Flamengo për 45 mln euro në korrik. 18-vjeçari ka luajtur dy herë në La Liga, por në të dy rastet ai ka pasur shumë pak minuta në dispozicion për të treguar aftësitë e tij.

“Vinicius do të jetë një yll, por i duhet pak kohë pasi është akoma shumë i ri,” shprehet fituesi i Kupës së Botës për AS. “Ai po fiton shumë eksperiencë te Real Madrid.

“Mund të duket sikur ai është gati për të luajtur në ekipin e parë, por për momentin, ai ka luajtur më shumë me ekipin e dytë.

“Jam i sigurt se pas dy-tre viteve ai do të tregojë aftësitë e tij.” Real aktualisht ndodhet në vend të katërt të La Liga-s.

Related posts

SFIDA NDAJ ATALANTAS/ Flet trajneri Piol: Duhet të japim më të mirën dhe…

Delo.autor

MOTO GP/ Pozitiv gjatë një testi antidoping, piloti italian dënohet me 18 muaj

Delo.autor

NË PRAGË TË NDESHJES NDAJ LAÇIT/ Trajneri Gega: Futbolli nuk ka shumë sekrete, por ka…

Delo.autor

Leave a Comment