Futboll Kategoria Superiore Sport

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Pritet shitja e një “xhevahiri”, zbardhet plani i Tiranës për merkaton e janarit

Tirana po mendon një tjetër operacion “Muçi”. Ashtu siç bëri sezonin e shkuar me shitjen e sulmuesit në shkurt, një gjë të tillë pritet ta bëjë në këtë merkato për vitin 2022.

Plani i drejtuesve është shitja e një prej xhevahirëve më të mirë të skuadrës. I pari është Ismajlgeci, ndërsa me radhë janë Seferi, Bekaj, por nuk mbeten pas Limaj, Totre apo ndonjë tjetër.

Tirana shpreson që për një nga lojtarët të vijë ndonjë ofertë shumë e mirë jo vetëm për të ardhmen e lojtarëve, por edhe për të rregulluar bilancet. Për më tepër që një shitje e madhe do të ishte një tjetër goditje në Superiore.

Gjithsesi, këto janë planet, sepse Tirana ka rezervë edhe futbollistë si Gjumsi, Qefalija, Kuka, Stafa, Omari e ndonjë tjetër që janë në ekipin e parë ose borxh dhe që premtojnë për të ardhmen.

Kujtojmë se shitjet e lojtarëve janë një nga dy burimet e mëdha të klubit bardheblu së bashku me biletat. Katër vitet e fundit 25 herë kampionët janë skuadra më e suksesshme në merkaton e lojtarëve.

SHITJET – Tirana është skuadra më e çuditshme në botë. Është një nga skuadrat më të suksesshme në shitjen e lojtarëve. Në fakt, falë akademisë apo futbollistëve cilësorë, një vit më parë shiti Ernest Muçin për 650 mijë euro.

Me 450 mijë euro ia doli në 2017-ën të mbyllte operacionin “Mervejl” apo Kobinën me 150 mijë euro dhe Çelhakën 250 mijë euro. Pra, vetëm me katër lëvizje në pak vite, Tirana ka marrë (akoma jo të plota) 1.7 milionë euro.

Potencialisht ka para për të marrë, pasi Ismajlgeci e shokët e tij kërkohen nga gjysma e Europës. Edhe pse e katranosin me të huajt, pasi një pjesë të parave e shpenzojnë për çështje si Cise apo ndonjë tjetër, bardheblutë janë kthyer në një potencial në tregun e lojtarëve dhe shitjen e tyre në kampionate më të forta.

Klubi ka vendosur që çmimi minimal për lojtarë si Ismajlgeci, Seferi, Totre, Limaj, Bekaj dhe të tjerë të nisë nga 300 mijë eurot.

Kjo është një masë e marrë nga klubi për të treguar se talentet e tyre jo vetëm që vlejnë dhe të interesuarit duhet të shkundin xhepat për të marrë lojtarët e Tiranës.

Related posts

MILAN-GENOA/ Pioli me shumë ndryshime, i beson sërish talentit… (FORCMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Ja çfarë bëri Messi në dhomat e zhveshjes pas humbjes në “Anfield”

Delo.autor

MBYLLEN HETIMET PËR PLATINI E BLATER/ Dy ish-drejtuesit e futbollit europian dhe botëror pritet të shkojnë në… gjyq

Delo.autor

Leave a Comment