Futboll Seria A

Trajneri italian, Capello: Bonucci s’di të mbrojë, ka pasur fat të luajë i lirë tek Juventus

Trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello, ka thënë se Leonardo Bonucci nuk mund të mbrojë dhe se ka pasur fatin të luajë në një sistem që i përshtatej atij në Juventus.

Mbrojtësi italian kaloi nga Juventusi në Milan verën që lamë pas, pas një marrëveshjeje tronditëse që kapi shumën 42 milionë euro, por është duke kaluar nëpër formë tepër të dobët në një kohë të vështirë për skuadrën e Milanit.

Capello, i cili e u udhëhoqi Milanin drejt katër titujve kampioni në Serie A dhe një titulli në Ligë të Kampionëve në vitin 1994, i ka vlerësuar cilësitë e Bonuccit, si dhe e ka treguar arsyen pas formës së tij të dobët.

“ai është mbrojtësi më i mirë italian kur e ka topin në këmbë. Është në mesin e tre më të mirëve në botë”, ka thënë Capello për Sky Sport Italia.

Duke shtuar: “Por, ai nuk di të mbrojë. Ka probleme të mëdha. Në Juve ka qenë i lirë dhe kjo ishte ideale për të. Është perfekt për të të luajë në sistem me tre mbrojtës. Të luash me katër është shumë vështirë”.

Related posts

SHËNOI GOL/ SOKOL Cikalleshi drejt Rizesporit, e pret Samir Ujkani

Isa.Autor

Fitore dhe festë, PSV shpallet kampione në “Eredivisie”

Sadik.Autor

“PA DYSHIM QË PO”/ Chelsea bën goditjen tjetër në merkato, e zbulon… Leroi Sane

Delo.autor

Leave a Comment