Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ INTERI vihet në lëvizje për yllin francez të Premier League

Kontrata e sulmuesit francez të Manchester United, Anthony Martial, përfundon verën e ardhshme dhe për këtë arsye shumë skuadra janë vënë në ndjekje për të marrë shërbimet e tij. Martial fillimisht kërkohej nga Inter-i si pjesë e marrëveshjes për Perisic, për të cilin Manchester United ka shfaqur interes më parë.

Nëse Inter do të shiste Perisic, do të donin që në marrëveshje të përfshihej shkëmbimi me Martial, i cili do t’i jepte një dimension tjetër sulmit zikaltër, që ndoshta Politano dhe Keita nuk mund ta bëjnë. Nëse ai nuk rinovon me Manchester United, Inter duhet të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur.

Për momentin, United është në bisedime me menaxherët e Martial për të arritur një marrëveshje që do ta mbante atë në Angli.

Related posts

LEONARDO BËN SULMIN E RADHËS/ Milani nis bisedimet për talentin francez me sjellje “alla Balotelli”

Delo.autor

Leo Messi: Argjentina ka nevojë për Higuain

Q.Autor

“ÇFARË RRËMUJE TE INTERI, DUA TË KTHEHEM NË ROMË”/ Zbulohet regjistrimi tronditës i Naingolan (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment