Futboll Seria A Sport

“SUPER LEAGUE NUK ISHTE GRUSHT SHTETI, POR…”/ Agnellii: Paratici? Erdhi si një djalosh dhe iku si burrë

Juventusi sot u pa një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp ku zyrtarizuan largimin e ish-administratorit të deleguar të bardhezinjve, Fabio Paratiçi. Në këtë konferencë për shtyp ishte dhe presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Andrea Anjeli i cili foli për shumë çështje gjithashtu edhe për Super Ligën që nëse sipas UEFA-s nëse nuk dorëhiqen do të merren masa të mëdha ndaj Juventusit, Barcelonës dhe Realit të Madridit:

Super Liga – “Super Liga nuk ishte një përpjekje për një grusht shteti, por më tepër një thirrje dëshpëruese e alarmit nga një sistem që po shkon drejt paaftësisë paguese. Projekti ‘Super Liga’ u ndalua menjëherë me miratimin paraprak nga UEFA. Menjëherë klubet kërkuan dialog dhe bashkëpunim, por përgjigjja ishte një përfundim total, me deklarata arrogante që kanë ushtruar presion të padrejtë mbi disa dhe me kërkesa për përjashtime për tre klubet që nuk donin të largoheshin. Nuk reformohet futbolli me këto sjellje dhe me këta eksponentë. Unë njoh shumë njerëz në UEFA dhe e di që jo të gjithë mendojnë ashtu. Bazat ligjore të ankesave janë të bazuara, por dëshira për dialog me UEFA-n dhe FIFA-n është e pandryshuar. Sportet e tjera na tregojnë rrugën, si basketbolli. Juventus, Real Madrid dhe Barcelona janë të vendosur për të arritur një reformë në gara, ne e bëjmë atë edhe për klubet që na kanë treguar solidaritet.”

Vit pozitiv – “Dëshiroj të falënderoj Andrea Pirlon dhe stafin e tij sepse sezonin që lamë pas unë nuk e shoh si dështim, sepse një vit me dy trofe të fituar dhe me Champions nuk duket ashtu. Ishte një vit pozitiv sa i vështirë ku duhet të mësojmë nga gabimet që kemi kryer.”

Alegri – “Dua të theksoj dëshirën që ka ai dhe stafi i tij për t’iu bashkuar fushës së blertë, dhe kjo na bën shumë të lumtur. Do të jetë një aventurë e gjatë me programacion rritjeje. Sa i përket zonë sportive, kur të gjithë të jemi riorganizuar do të kemi një konferencë të re për shtyp.”

Paratiçi – “Erdhi si një djalosh dhe iku si burrë. Ka menaxhuar Juventusin edhe në momentin më të vështirë të historisë së futbollit. Unë e falënderoj Paratiçin për 11 vitet e përshkuara së bashku të cilat ishin fantastikë. Kemi fituar shumë dhe kemi jetuar momente shumë të bukura.” ,përfundoi fjalën e tij, Andrea Anjeli.

Related posts

KONTRATA E YLLIT DREJT FUNDIT/ Sarri i thotë mesfushorit të largohet: Klubi ka rregulla, nuk dua që…

Delo.autor

Manchester United, marrëveshje me “Spurs” për belgun Alderweireld

Sadik.Autor

MENDON PËR MERAKTON E JANARIT/ Arsenal propozoi mesfushorin Ozil tek Juventus, italianët kthejnë përgjigje

Delo.autor

Leave a Comment