Futboll Premier League Sport

KJO NUK PRITEJ/ Akuza e Cantona: Në Arabi vetëm për THESIN ME PARA…

Eric Cantona kundër Brazilit. Ish-futbollisti rreshtohet publikisht kundër përfaqësueses braziliane, “fajtorë” që luajtën një miqësore në transfertë kundër Arabisë Saudite. Një zgjedhje kjo e Brazilit që nuk është kapërdirë nga francezi, që nuk vonoi të kritikojë vendimin përmes profilit të tij në “Instagram”. Të bashkosh futbollin dhe politikën nuk është kurrë një ide e madhe. Përzierja është shpërthyese dhe rrezikon të djegë. Sikurs video që qarkullon në rrjet me shpejtësi marramendëse …

Cantona, sikurse raporton edhe portali “esport.uol”, e konsideron të papranueshme zgjedhjen e përfaqësueses braziliane për të luajtur në Arabinë Saudite, një vend të akuzuar për autoritarizëm dhe dhunim të të drejtave humane. Në videon e publikuar prej tij, ish-futbollisti legjendar deklaron polemikisht: “Kur shoh që skuadra braziliane pranon të luajë një miqësore në Arabinë Saudite, për një thes me para, jam i sigurtë mund të kuptoj pse miliona brazilianë janë të gatshëm të votojnë Bolsonaro”. Edhe në këtë rast, ish-sulmuesi i United mund të shkaktojë polemika të tjera. Jair Bolsonaro është kandidati për zgjedhjet braziliane që disa kohë më parë gjeneroi polemika të ndryshme në lidhje me kombësinë, duke deklaruar se admiron regjimin ushtarak dhe duke shtuar se demokracia në gjendje të zgjidhë problemet e vendit. Rrezikoi të marrë maxhorancën që në turnin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Sa pak duhet për të gjeneruar kaos. Sipas raportimeve të “esport.uol” nuk është ende e qartë nëse krahasimi i Cantona është relativ me zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i vrarë më datë 2 tetor, pas i hyri në konsullatën saudite të Stambollit. E vetmja gjë e qartë është që Cantona rrezikon të çelë një çështje të destinuar për të gjeneruar turpësi. Në fund të fundit bëhet fjalë për një çështje komplekse dhe e gjitha për tu verifikuar, e mbi të gjitha nuk ka asgjë në lidhje me futbollin.

Related posts

Firmino ëndërron titullin: Jam optimist, këtë sezon jemi më të mirë, pas 28 vitesh…

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ Damir Mulaomerovic, ZYRTARIZOHET trajneri i ri i Kosovës

Isa.Autor

“Dyfeku do mustaqe”, Skënderbeu ironi me Kukësin dhe Partizanin 1 vit pas arritjes madhështore (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment