Futboll Premier League

Zyrtare: Chelsea nis bisedimet me West Ham për Carroll

Chelsea ka nisur bisedimet në rrugë zyrtare me West Ham për të marrë sulmuesin Andy Carroll, por sipas “Sky Sports”, West Ham nuk ka ndërmend ta shesë pa marrë të paktën 30 milionë euro. Chelsea është gati të ofrojë Michy Batshuayi, si pjesë e këtij transferimi, por orët e fundit janë shtuar zërat se sulmuesi belg do të shkojë te Sevilla. Chelsea është futur edhe në garën për Alexis Sanchez, pasi Manchester City doli jashtë saj dhe po sfidon Manchester United për të marrë sulmuesin e Arsenal.

Andy Carroll is wanted by Chelsea as West Ham eye Michy Batshuayi

Trajneri Antonio Conte ka kërkuar me ngulm blerjen e Carroll, për të pasur një alternativë për Alvaro Morata, i cili aktualisht është sulmuesi i vetëm i kampionëve në fuqi të Anglisë. West Ham e bleu Carroll për 20 milionë euro nga Liverpool në vitin 2013, pasi më parë e kishte huazuar nga “të kuqtë”. Sulmuesi, që ka pasur disa dëmtime, ka shënuar 25 gola në 86 ndeshje me klubin londinez. Ai e nisi karrierën te Newscastle, nga ku e bleu Liverpool për 40 milionë euro në vitin 2011, kur u largua Fernando Torres për te Chelsea.

Related posts

GATI PAKTI ME ROMËN/ Murinjo do të drejtojë verdhekuqtë dhe… Portugalinë

F.autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Futbollisti u detyrua të hipte në atë aeroplan

Delo.autor

E BUJSHME/ Arrihet akordi, sulmuesi i Chelsea do luajë në Serie A për klubin e madh italian…

Delo.autor

Leave a Comment