Futboll Seria A

Gattuso: Sulmi vetëm gudulis kundërshtarin. Vërshëllimat ndaj Kalinic…

Gennaro Gattuso mund të nisë pushimet me buzëqeshje. Në thesin e dhuratave të Milan nuk gjeti karbon, ashtu sikurse uronte në vigjilje të sfidës kundër Crotones. Skuadra milaniste fitoi tre pikët aq të rëndësishme në garën për një vend në Europë.

“Për 70 minuta skuadra ka zhvilluar një ndeshje shumë të bukur, si në nivel taktik, ashtu edhe atë teknik. Më pas, mbase për faj të golit të anulluar, lejuam ndonjë gabim më shumë, duke komplikuar disi jetën. Gjithsesi merituam të fitonim, po përmirësohemi dhe unë jam i lumtur. Protestat për 7 minutat shtesë? I kërkova falje menaxherit të skuadrës, Romeo, edhe pse duke bërë llogaritë, në fund, ishin të drejta.

Cutrone? Ngjason shumë me Massaro. Në sulm krijojmë shumë, por para portës vetëm sa gudulisim kundërshtarin. Duhet të përmirësohemi, mbase ndonjëherë edhe duke aktivizuar dy pyka. Mund të jetë një mundësi, por tani duhet të mendojmë të punojmë”, deklaroi Gattuso për “Premium Sport”.

Në analizën e tij për individët kuqezi, Gattuso foli edhe për Biglia e Kalinic. “Biglia? Sa më shumë qëndron në fushë, aq më shumë përmirësohet. Duhet të rigjejë ritmin, shkëlqimin. Vërshëllimat e tifozëve ndaj Kalinic në momentin e zëvendësimit me Cutrone? Nuk komentoj, them vetëm se kemi nevojë për tifozët tanë, janë thesari ynë. Pas dëmtimit të pësuar gjatë derbit, Kalinic ka bërë gjithçka për të qenë sot prezent dhe kjo duhet të mjaftojë për të dëshmuar se çfarë lloj njeriu është”, komentoi Gattuso.

Related posts

KËRCEN SI FËMIJË/ MARADONA nuk ndryshon kurrë, shikoni festën “e çmendur” në…(VIDEO)

Isa.Autor

U STËRVIT ME SKËNDERBEUN/ Ish-lojtari i Bylisit zbarkon te Kastrioti

Delo.autor

Hazard nuk vjen në Londër sipas planit, shtyn rikthimin në stërvitje tek Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment