Futboll La Liga

‘Dhimbja’ për largimin e Neymar kaloi, braziliani nuk i mungon askujt në ‘Camp Nou’

Largimi i Neymarit verën e kaluar shkaktoi panik në Barcelonë, dhe druajtjet në kampin katalan u rriten edhe më shumë pak ditë më vonë nga humbja në Super Kupën e Spanjës ndaj Real Madridit.

Megjithatë, pesë muaj më vonë, askujt nuk po i mungon më ylli brazilian.

Në fillim gjithçka sugjeronte për një sezon dramatik për katalanët, por realiteti është krejt tjetër.

Performancat e Lionel Messit dhe Luis Suarezit kanë qenë të njëjta si në kohën kur Neymari ishte në skuadër.

Messi dhe Suarez i kanë shënuar 30 gola së bashku në pjesën e parë të sezonit të kaluar, po aq sa në këtë pjesë të parë të këtij sezoni dhe gjashtë më shumë se në të njëjtën kohë dy sezone më parë.

Edhe golat e shënuar dikur nga Neymari, këtë sezon po vijnë nga bashkëkombësi i tij: Paulinho.

Në fakt, Paulinho i ka shënuar tetë gola deri më tani në ligë, pesë më shumë se Neymari në një njëjtën periudhë sezonin e kaluar.

Dhe sikur mos të mjaftonte, Jordi Alba është treguar një burim i vazhdueshëm i asisteve, diçka që nuk do të ishte e mundur me Neymarin para tij në anën e majtë.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Interi largon mbrojtësin kroat nga lista e lojtarëve për…

Delo.autor

KUQEZINJTË STËRVITEN NË LONDËR/ Sot pasdite seanca zyrtare në “Arena Kombëtare”

F.autor

De Gea është objektivi kryesor i PSG-së.

Q.Autor

Leave a Comment