Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Në SPANJË janë të SIGURT: RONALDO do TRANSFEROHET në…

Kristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë për katër vitet e ardhshme me Juventusin, të cilit iu bashkua gjatë verës, por persona pranë futbollisti kanë treguar se plani i portugezit ka ndryshuar paksa. Sipas “Don Balon” në Spanjë, burimet në fjalë kanë treguar se etapa e tij italiane do të zgjatë vetëm dy vite, për të kaluar pastaj në MLS, ku e pret Orlando Siti.

Portali i njohur spanjoll, i cili edhe në të kaluarën ka siguruar lajme rreth portugezit, insiston se mes palëve ka pasur kontakte prej kohësh, me ndërmjetësimin e Horge Mendes. Ky i fundit është lidhur së fundmi me klubet amerikane, duke nuhatur se atje futbolli po kthehet në një biznes shumë fitimprurës që tërheq yjet.

“Don Balon” insiston që tani se për Ronaldon është gati një kontratë prej 50 milionë dollarësh në vit me Orlando Siti, klub ku ka luajtur më parë Rikardo Kaka, ndërsa ekzistonte dhe opsioni ku atij t’i propozohet të bëhet bashkëpronar duke blerë kuota të klubit. Sipas spanjollëve, ky është një tjetër sinjal se Ronaldo nuk i frikësohet aspak çështjes gjyqësore që është hapur në SHBA ndaj tij, pasi po planifikon që të mbyllë atje karrierën e ndoshta të transferohet të jetojë përtej Atlantikut.

Related posts

VIDEO/ Dikur pjesë e Realit, sot Adebayor shënon gol të jashtëzakonshëm në Turqi

Q.Autor

OFERTA E UNITED/ Skriniar dhe shuma rekord që do të bindë Inter-in

Isa.Autor

Gazetari spanjoll PLAS BOMBËN/ Neymar i ka kërkuar presidentit të largohet nga PSG-ja

Sadik.Autor

Leave a Comment