Futboll La Liga Sport

TRONDITET REALI/ Vjen oferta 50 milionë euro për BENZEMAN, ja vendimi FINAL i francezit

E ardhmja e Karim Benzema nuk pritet të jetë tek Real Madrid. Nga viti në vit, francezi ka zhgënjyer me lojën e tij në “Santiago Bernabeu” dhe tashmë goli për të duket shumë i largët.

Pa Zidane në stolin e “Los Blancos”, mbrojtësin e tij të madh, gjasat janë që 30-vjeçari të largohet në muajin janar. Deri më tani një problem ka qenë paga e tij e lartë dhe kishte shumë pak klube të gatshme për të paguar atë shifër. Por, për fatin e mirë të Real Madrid është shfaqur një blerës i gatshëm për të derdhur në llogarinë e gjigandëve spanjoll miliona euro. Siç shkruan “Don Balon”, oferta vjen nga La Liga e Kinës.

Azia është një destinacion i përsëritur për futbollistët, pasi klubet derdhin shuma marramendëse për klubet evropiane, por gjithashtu edhe paga stratosferike për lojtarët. Megjithatë, Benzema nuk është ende gati për të shkuar në Kinë. Ai nuk dëshiron që të shkojë në Azi, por kërkon të gjejë fatin e tij në një ekip tjetër në Europë.

Karim Benzema ka mbërritur në Madrid në vitin 2009. Francezi numëron 284 paraqitje me “Los Blancos”, ku ka shënuar 131 gola.

Related posts

Valverde flet pas 2 muaj heshtjeje: Ja çfarë i mungon Barcelonës

Isa.Autor

RIKTHEHET OPTIMIZMI TEK MAN UNITED/ Juan Mata: Koha për të buzëqeshur sërish, me Solskjaer është…

Delo.autor

“SYNOJMË FITOREN”/ Cungu: Duam pikë të plota me Kamzën, Cale edhe sikur të vinte…

Isa.Autor

Leave a Comment