Futboll Sport

SKANDAL/ Ngatërruan himnin, ish-rivalët e SHQIPËRISË e “paguajnë shtrenjtë”

Ndeshja e mbrëmjes së djeshme midis Gjibraltarit dhe Armenisë nuk do të mbahet mend vetëm për fitoren historikë të Gjibraltarit, por edhe për incidentin e papritur para ndeshjes.

Në momentin kur po përgatitej ekzekutimi i himnit të Gjibraltarit, banda muzikore armene e ngatërroi me himnin e Lihteshtejnit.

Megjithatë, Gjibraltari arriti të turpëronte Armeninë në shtëpinë e saj duke fituar minimalisht me rezultatin 1-0 falë penalltisë së Joseph Chipolina në minutën e 50-të.

Federata e Gjibraltarit u shpreh e indinjuar me “ngatërresën” që bëri Armenia. Më pas pala armene kërkoi falje zyrtarisht në adresë të Gjibraltarit.

Kjo është fitorja e parë e rëndësishme në historinë e Gjibraltarit, e cila është lejuar të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare në 2013. Bilanci i tyre është 22 humbje, 107 gola të pësuar dhe vetëm një ndeshje e fituar. Takimi u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve.

Related posts

Përdor pasaportë izraelite, Abramovich rrezikon dëbimin nga Anglia

Sadik.Autor

KARTONI I KUQ I PAQUETAS KUNDËR BOLOGNAS/ Gjyqtari shkeli rregulloren me brazilianin, ja reagimi (VIDEO)

Delo.autor

I LËSHON NJË SHIGJETË JURGEN KLOPP/ Guardiola: Nuk duhet ta diskreditosh kompeticionin më…

Delo.autor

Leave a Comment