Futboll Premier League

Spekulimet për largimin nga United, Raiola flet për të ardhmen e Mkhitaryan

Agjenti i Henrik Mkhitaryan, Mino Raiola ka komentuar të ardhmen e lojtarit të tij lidhur me këtë merkato. Menaxheri italian në një prononcim për “The Times”, ka thënë se Manchester United nuk do të nënshkruajë me Sanchez, vetëm në rast se Mkhitaryan pranon të transferohet në “Emirates Stadium”.

Arsenal ka kërkuar që në këmbim të sulmuesit kilian të marrin shërbimet e mesfushorit armen.

“Sanchez është pjesë e marrëveshjes së Mkhitaryan. Lojtari im akoma nuk vendosur, ai do të bëjë ajo që është më e mira për të. Ai ka dy vite e gjysmë kontratë me United”- u shpreh Raiola.

Drejtuesit e “Djajve të kuq”, janë gati të paguajnë 35 milionë paund për të marrë shërbimet e sulmuesit të “Topçinjve” dhe ti japin gjithashtu një pagë marramendëse prej 18 milionë paund në vit. Pagë që e bën lojtarin më të paguar në Premier League. /EDS/

Related posts

Lojtari më i shtrenjtë në çdo ekip të Botërorit, zbuloni emrat

Sadik.Autor

FUTBOLLISTI I PARË NË KINË ME KORONAVIRUS/ Ish-ylli i Manchester United i infektuar nga COVID-19

Delo.autor

Zgjerohet lista e kandidatëve, një kampion bote për Arsenalin

Sadik.Autor

Leave a Comment