Shqipëri

Mustedanagic nis punën, në “lupë” 47 lojtarë

Trajneri i Kombëtares U-17, Dzemal Mustedanagic,  ka nisur punën në terren. Ai ka përzgjedhur lojtarët që do të seleksionojë nga Shqipëria dhe jashtë vendit. Numri një i stolit kuqezi do të seleksionojë lojtarët që i duhen dhe do të formojë edhe ekipit kombëtar të kësaj grupmoshe. Faqja zyrtare e FSHF-së ka  publikuar edhe lojtarët që do të seleksionohen.

“Pas fazës së seleksionimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë me datëlindjet e moshave përkatëse, trajneri i ekipit kombëtar U-17 Xhemal Mustedanagiç do të thërrasë në datë 17 dhe 18 janar, dhe më pas në datë 23 janar një stejxh stërvitor me futbollistë që luajnë brenda Shqipërisë, vetëm të datëlindjes 2002. Grumbullimi është planifikuar të zhvillohet në hotel “Tropikal” në Durrës. Po kështu, nga data 19 deri në datën 24 janar do të zhvillohet një tjetër raund grumbullimi me lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë dhe që i përkasin datëlindjes 2002 dhe 2003.

Pas këtyre dy grumbullimeve të planifikuara nga Sektori i Ekipeve Kombëtare në FSHF (http://fshf.org) për tu zhvilluara të ndara nga njeri-tjetri, në datat 23 dhe 24 janar, seleksionet përkatëse, do të zhvillojnë disa teste miqësore, duke u ndarë në katër skuadra mes dy grupeve. Më poshtë do të gjeni edhe listat përkatëse të lojtarëve të thërritur nga trajneri për këto grumbullime, të futbollistëve që luajnë brenda vendit, si dhe listën me lojtarë që aktivizohen jashtë Shqipërisë. Kujtojmë që 3 portierët do te jenë në të dy grupet”, – shkruhet në sajtin zyrtar të FSHF-së. /EDS/

Related posts

BUZËQESH PARTIZANI/ Super Hebaj është Shpresa e Shqipërisë dhe makthi i Maltës

Isa.Autor

PRITET TË NISË AVENTURËN E RE/ Një tjetër shqiptar drejt kampionatit turk, Beshiktashi “hedh grepat” për yllin 20-vjeçar…

Delo.autor

PROTESTA E STUDENTËVE/ Reagojnë “Tifozat Kuq e Zi”: Nga ora 16:00 bashkohemi edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment