Futboll Premier League

E kryer/ Ylli i Arsenal arrin tek Everton për të kryer vizitat mjekësore

Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, ka mbërritur në Merseyside dhe sot pasdite mund të bëhet lojtar i ri i Evertonit, raporton Sky Sports.

Nëse negociatat vazhdojnë të përparojnë këtë pasdite, atëherë anësori 28-vjeçar mund t’i kryejë testet mjekësore në Everton sot në mbrëmje, transmeton Express.

Sky Sport raporton se ambicia e klubit nga Merseyside dhe mundësia për të shpenzuar, si dhe dëshira e vetë Walcottit për të punuar me trajnerin Sam Allardyce kanë arsyet kryesore prapa vendimit të tij për ta zgjedhur Evertonin.

Dortmundi dhe Southamptoni kanë shprehur interesim për të, por Walcott ka vendosur se dëshiron të luajë nën urdhrat e Big Sam.

Sky Sports mëson se shuma e transferimit të tij pritet të jetë rreth 22 milionë euro.

Related posts

SKANDALI/ TRUKIMET në EUROPA LEAGUE, UEFA nis HETIMIN për klubin SHQIPTAR

Isa.Autor

ZVOGËLOHET ”ARENA KOMBËTARE”/ Inaugurimi përballë kampionëve të botës, ja kriteri i vetëm që mungon

Delo.autor

SERIA A RIFITON VËMENDJEN E MUNGUAR/ Rekord tifozësh në javën e 13-të!

Isa.Autor

Leave a Comment