Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ MILANI I RI: KUQEZINJTË jo vetëm DËSHIRË por edhe PERSONALITET

Jo vetëm fitore, por dhe personalitet. Milani në ndeshjen me Romën, nuk fitoi vetëm 3 pikë kundër një rivaleje direkte për Champions, por çon lart moralin e lojtarëve e tifozëve, të cilët ishin zhgënjyer pas disfatës me Napolin.

Madje, kuqezinjtë arrijnë të thyejnë një tabu. Që nga maji i 2006, kur ndesheshin po me Romën në San Siro, ata nuk kishin arritur të mundnin një skuadër të madhe me gol në minutat shtesë. Në atë ndeshje, Gennaro Gattuso ishte kapiten, por si atëherë edhe sot, vazhdon të jetë shpirti i një skuadre që kërkon të ringrihet në nivelet më të larta të futbollit. Në atë ndeshje të 2006 me verdhekuqtë, ndeshja mbaroi për ironi po me rezultatin 2-1, me golin e Marcio Amorosos nga pika e bardhë e penalltisë. E kjo fitore me Romën në shtëpi, mungonte gjithashtu prej 3 vitesh, ku golat e Destros e Van Ginkel vendosnin sfidën.

Dyshja që i dha fitoren skuadrës së Gattusos ishte padyshim Cutrone-Higuain. Talenti i ri dhe sulmuesi i madh. Kjo dyshe mund të shihet më shpesh në ndeshjet e ardhshme, falë dhe inteligjencës taktike të El Pipitas, padyshim lojtari që i mungonte prej kohës këtij ekipi.

Related posts

KA LUAJTUR VETËM 4 NDESHJE NË KËTË SEZON/ Kërkon të largohet nga Milan në janar mbrojtësi…

Delo.autor

NGA SHIU NË BRESHËR/Alarm te Barça, thellohet kriza e katalanasve. Pa Mesin klubi humb 137 mln euro

Delo.autor

PROBLEMI NË PULPË DUKET SERIOZ/ Lideri i Juventusit rrezikon Champions-in

Delo.autor

Leave a Comment