Futboll Sport

ÇUDIT MARADONA: Doja që CR7 të ishte argjentinas, ja pse më pëlqejnë HOMOSEKSUALËT

Pa dyshim, një nga futbollistët më të dashur në fushën e lojës, Diego Maradona duhet të njihet më shumë për aftësinë e tij të frikshme me top sesa për shpërthimet e tij të çuditshme dhe shpesh të padëshirueshme.

Ish-ylli i kombëtares argjentinase nuk di t’i shmanget faqeve të para të gazetave dhe në komentet e tij të fundit publik ka kritikuar Lionel Messin dhe aftësitë e tij udhëheqëse.

“Është e pakuptimtë që dikush të shkojë në tualet 20 herë para një ndeshjeje. Askush nuk dyshon në vlerën e Messit, por sigurisht nuk është më i miri. Cristiano Ronaldo shënon një gol dhe më pas mendon të shënojë të dytin. Unë do të doja që Cristiano Ronaldo të jetë argjentinas, por Messi më pëlqen shumë.”-tha Maradona.

Maradona për presidentët e SHBA-ve

“Bush është një vrasës, unë do të preferoja të isha mik i Fidelit [Castro]. Donald Trump është një tjetër që ka qenë objekt i një shpërthimi nga Maradona, i cili e përshkroi presidentin e SHBA si “një kukull”.

Pele?

Maradona dhe Pele shpesh janë vënë kundër njëri-tjetrit si dy nga lojtarët më të mirë e të gjitha kohërave dhe argjentinasi nuk ka mbështetur kurrë abuzimin verbal të brazilianit. “Neymar më i mirë se Messi?”-pyeti ai . “Pele mori pilulën e gabuar.”

Maradona dhe homoseksualiteti

“A jam unë kundër homoseksualëve?” Është më mirë që ata të ekzistojnë sepse ata të lënë më shumë gra të lira për ata që janë me të vërtetë “macho “.-përfundoi Maradona.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” E RADHËS NGA SPANJA/ CR7 i kërkon drejtuesve të Juventusit të blejnë yllin e “Los Blancos”…

Delo.autor

Gatuzo “shpërblen” ekipin: Të mos mendojmë Juven, kemi mision Veronën

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Dzeko është boshti i Interit, por boshnjaku zhgënjen ndaj klubeve “big”

Delo.autor

Leave a Comment