Futboll Seria A Sport

“Çmendet” Milan/ Kuqezinjtë shumë pranë sulmuesit të madh

Kohë bilancesh edhe te Milani, që duhet të mendojë përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, por duke ruajtur edhe balancat ekonomike, që nuk e lejojnë të shpenzojë shumë.Administratori i Deleguar, Marco Fassone, theksoi se përforcimi i sulmit do të jetë prioritet i kuqezinjve këtë verë, por nuk pranoi t’u referohet emrave konkretë.

“Në sulm kemi shënuar shumë pak dhe është e kotë ta fshehim, duhet të përforcohemi në atë repart. Benzema dhe Mandzukic? Janë dy emra të rëndësishëm, por për momentin nuk kemi vendosur asgjë, pasi jemi në fazë vlerësimi”, u shpreh Fassone.

Më tej ai foli edhe për situatën e portierit Gigio Donnarumma, që nuk gëzon marrëdhënie të mira me tifozërinë e Milant prej kohësh, si dhe të spanjollit Suso, që ka zgjuar interes në shumë skuadra.

“Donnarummën shpresojmë ta bindim të qëndrojë, por nëse do largohet, kjo do të bëhet vetëm kundrejt një oferte të mirë, që vlerëson cilësitë reale të tij. Sa i përket Susos, jemi shumë të kënaqur që e kemi në skuadër. E dimë që ka një klauzolë, por për momentin lojtari është i lumtur te ne dhe nuk kemi marrë asnjë ofertë konkrete për të “, deklaroi Administratori i Deleguar i Milanit.

Related posts

SERIE A/ Milan rikthehet në Champions. Verona shpëton sezonin e Juventus-it dhe dënon Napoli-n

Delo.autor

KESI HAP PROBLEME TEK MILANI/ Vetëm 3 fitore në 2 vite pa mesfushorin në fushë. Ja formacioni ndaj Lacios

Delo.autor

Lopetegui e nis me fitore/ Carvajal dhe Bale i japin fitoren në DERBI Real Madridit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment