Futboll Shqipëri Sport

Vetëm një mrekulli i jep Shqipërisë vendin e parë në grup, e vështirë por jo e PAMUNDUR

Pas humbjes së sotme, Shqipëria mbetet në kuotën e 3 pikëve në grup, ndërsa Izraeli mban vendin e parë me 6 pikë. Skocia qëndron sipër kuqezinjve, edhe pse ka 3 pikë, falë golavarazhit.

Me këtë renditje aktuale, duhet një mrekulli për të nxjerrë të parën në grup Kombëtaren shqiptare. Në ndeshjen e fundit në Shqipëri ndaj Skocisë, duhet një fitore 3-0, që golavarazhi i Shqipërisë të shkonte 4-4, ndërsa do të linim pas Skocinë. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Skocisë dhe Izraelit, Shqipëria do duhej të priste vetëm humbjen 1-0 të Izraelit. Pra vendi I parë në grup thuajse është një mision i pamundur.

 

Related posts

Akili kërkon medalje në Turqi

Sadik.Autor

GAZETA “AS” PLAS “BOMBËN”/ Lewandoski pranon kalimin tek klubi spanjoll

Delo.autor

CHAMPIONS/ I papërmbajtshëm, Rashford realizon dy gola për dy minuta në “Old Trafford” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment