Futboll Premier League Sport

E FRIKSHME/ Publikohet MOMENTI TRAGJIK kur helikopteri humbi KONTROLLIN (VIDEO)

Aksidenti tragjik ku humbi jetën presidenti i Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha, bashkë me katër persona të tjerë, ndodhi pas avarisë në motorrin e helikopterit që po i transportonte. Ngritja e tij ishte bërë, si zakonisht, nga mesi i fushës së “King Poëer Stadium”, disa minuta pasi kishte mbaruar ndeshja mes Leicester dhe West Ham.

Një goditje e fortë, zhurmë dhe flakët më pas kanë qenë pamja e tmerrshme në sytë e personave që janë ndodhur në vendngjarje, në një parking ngjitur me stadiumin. Piloti i helikopterit u tregua hero duke e manovruar me aq sa mundi mjetin, për të mos rënë mbi rrugën kryesore dhe për të mos zmardhuar dhe më shumë këtë tragjedi.

Por, ajo që njerëzit deri tani nuk kishin parë është se si helikopteri humbi kuotë, duke rënë më pas disa metra larg stadiumit. Një imazh i kapur nga ÇTV tregon të gjithë dinamikën e ngjarjes, që nga ngjitja e helikopterit deri te rënia e tij teksa bëri rrotullim 360 gradë rreth vetes, duke u përplasur më pas në tokë dhe shpërthyer.

Related posts

Manchester City kalon në fazën tjetër të FA Cup, eliminohet Stoke City i Shaqirit

Q.Autor

Ndryshime të mëdha/ MILANI zyrtarizon numrat e lojtarëve për sezonin e ri

Isa.Autor

TRAGJEDI NË “ALLIANZ ARENA”/ Vdes mbesa e lojtarit të Paderbornit në stadium!

Delo.autor

Leave a Comment