Futboll

Pikantet Tirana-Shënkolli/ Tension në pankinë, era “kundër’ trajnerit të Shënkollit

– Sentamu i merr topin Ramajt dhe trajneri nuk e kursen, ndërsa kërkon që ta mbulojë sulmuesin e Tiranës, dëgjohet teksa thotë: “O robo po rri atje!”.

– Shumë pak tifozë të pranishëm në “Selman Stërmasi”, përballë vetëm afro 50 të tifozë, ndërsa te tribuna qendrore 200 të tjerë. Atmosfera ishte e vakët, aq sa në stadium dëgjohej gjithçka.

tirana

– Karabeci dhe Daja jashtë formacionit. Ze Maria kishte vendosur që të bënte “rrotacion” dhe ndaj la jashtë të dy mesfushorët. Sakaq, të skualifikuar Ngoo e Turtulli, bashkë me Dokën, Qilimin, Ahmetajn e Çalin e ndoqën ndeshjen nga tribuna VIP.

– Ka tension në të 27-ën. Një faull i dhënë kundër Shënkollit acaron pankinën mike. Fillimisht dëgjohen të shara dhe më pas kryesori detyrohet që t’i kërkojë arbitrit të 4-t ta largojë personin që po fyente. Aty shefi i klubit Albert Rrusti dëgjohet kur thotë: “Hë mo arbitër ke marr ndonjë lekë”.

– Ilion Lika ndërron fanellën. E nisi me të zezë dhe e vazhdoi me jeshile pas pushimit mes pjesëve.

– Arbitri i 4-t bën lëmsh ndërrimet. Geisi Velçani kur sinjalizoi zëvendësimet e Shënkollit në nisje të pjesës së parë, me ngjyrë të kuqe kishte vendosur numrat e atyre që do të futeshin, ndërsa ata që po dilnin me jeshile. Ndërkohë, duhet që të ndodhë e kundërta. Megjithatë, nga fundi e kapi gabimin.

– Shënkolli e donte aq shumë barazimin sa në pjesën e dytë nisi që të shfaqte hapur zhgënjimin se nuk po ia dilnin. Megjithatë, veç nervave, nuk mungoi edhe humori. Kështu ngjau në të 80-ën, kur Klodian Baku merr një faull kundër dhe aty nuk e kursen anësorin, derisa i thotë: “Ça faulli o t’falt Zoti”. Mjaftoi kjo fjali që ata pak tifozëve që ndodhshin në tribunë të shpërthenin në të qeshura.

– Rinev Danaj nuk i përtypi dot golat e marrë dhe sidomos të tretin. Kur mori atë autogol, si për t’u shfryrë, e gjuajti me forcë topin, aq sa për pak përfundoi në tribunën qendrore. Por, acarimi vazhdoi, pasi edhe pas në të 65-ën minutë dhe 84-ën, kur inatin e nxori te topi, duke e çuar gati-gati jashtë stadiumit.

– Era “kundër” Arjan Margjonit. Teksa doli për të dhënë intervistën në RTSH i ra reklama dhe trajneri i Shënkollit e kaloi me sportivitet, ndërsa tha: “Tek unë e gjeti”.

 

Related posts

Një tjetër largim nga Skënderbeu, futbollisti kosovar “braktis” korçarët

Sadik.Autor

DY ANËT E MEDALJES/ Garë e fortë për “Këpucën e Artë” në Europë

Delo.autor

Neymar e merr seriozisht ndeshjen me Meksikën, stërvitet me një… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment