Futboll Shqipëri Sport

E FRIKSHME/ SHERR në BERAT, tifozët futen në fushë dhe ndërpresin ndeshjen

Ndeshja e vlefshme për kampionatin U-17 të Kategorisë së Parë mes Tomorit dhe Apolonisë është luajtur dje deri në minutën e 74-t në stadiumin e Beratit. Gjyqtari nga Lushnja, Olti Çela, është detyruar ta mbyllë ndeshjen para kohe për shkak të një sherri mes lojtarëve, por edhe prindërve të tyre, që kanë zbritur nga shkallët e stadiumit në fushë. Tensioni ka arritur kulmin kur gjyqtari largoi nga pankina trajnerin e paratërinjve të Tomorit, Santiliano Dule, për shkak të reagimeve të kontestimeve të këtij të fundit.

Kur ndeshja ishte 2-3 për Apoloninë, tifozëve beratas shkaktuan kaos, teksa disa prej tyre u futën edhe në fushë. Pas vështirësive që kishte Policia Bashkiake në menaxhimin e situatës, u desh ndërhyrja e Policisë së Shtetit që të qetësojë gjakrat. Sakaq, ne fushën e lojës ka hyrë dhe trajneri Dule, i cili u mundua të qetësonte lojtarët dhe t’i mbante larg sherrit. Kujtojmë që ndeshja nisi me gol për miqtë nga Fieri, që realizuan me Moçkën.

Mirëpo, më pas Tomori reagoi shkëlqyer, duke shënuar dy herë me Valentino Kuçukun. Por, në pjesën e dytë, fierakët ishin më të qartë dhe përmbysën gjithçka me Lamçen dhe Hoxhën. Tashmë ndeshja do të jetë objekt i shqyrtimit nga Komisioni i Disiplinës në FSHF.

Related posts

Sevilla po “terrorizon” Real Madridin/ Andaluzianët shënojnë golin e tretë (VIDEO)

Isa.Autor

DINASTIA MALDINI VIJON TEK “AZURRËT”/Djali i Paolo : Shpresoj që një ditë të luaj në

Delo.autor

REKORDET NDJEKIN RONALDON/ Ylli portugez thyen legjendën Gert Myler, shkruan historinë nga Arabia

F.autor

Leave a Comment