Futboll Sport

40 TË VDEKUR DERI MË TANI NGA COVID-19/ Por Bjellorusia nuk mbyll kampionatin, tifozët marrin vendim!

Kampionati bjellorus i futbollit është ndër të vetmit që ende vazhdon të luhet, bashkë me Taxhikistanin dhe Turkmenistanin, sigurisht! Por, nëse dy të parat nuk marrin pjesë në kompeticionet europiane, Bjellorusia është më ndryshe.
E ndërsa kreu i qeverisë thotë se “koronavirusi luftohet me vodka”, atëherë duket se situata që paraqitet në vend për shkak të koronavirusit nuk është edhe aq alarmante.

Shumë futbollistë janë shprehur kundër vazhdimit të aktivitetit dhe mes tyre edhe Elis Bakaj, por megjithatë fjala e tyre nuk është dëgjuar. Kështu, tifozeria ka vendosur që të marrë vendim personal duke mos shkuar për të ndjekur ndeshjet.

Numri i tifozëve ka rënë dukshëm në kampionat. Madje, thirrja e disa ultrasve për të braktisur tribunat është pritur nga thuajse 40% e tifozerisë së përgjithshme.

Bjellorusia deri tani numëron 40 viktima nga epidemia dhe mbi 4000 të prekur!

Related posts

PUTHJA ME ALESIA BAMIN PAS PYETËSORIT PËR PANUCCIN/ “Bomberi” Cikalleshi “shënon” edhe jashtë fushës (FOTO)

Delo.autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Bën gjestin e madh, “Fenomeni” i dhuron një apartament luksoz Ben Arfa

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Standard. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment