Futboll La Liga

Trajneri i Espanyol: Ronaldo është në Top 10, Messi më i miri i historisë

Trajneri i Espanyol Qique Sanchez Flores ka treguar se çfarë duhet të bëjë skuadra e tij për të përballuar Barcelona-n në Copa del Rey, dhe ka dhënë mendimin e tij mbi krahasimin e përhershëm të Messi-t dhe Ronaldo-s.

Kryesuesit e La Liga-s do të ndeshen me rivalët e derbit në një ndeshje vajtje-ardhje në Kupë dhe Sanchez Flores shprehet se pret një kundërshtar të pamëshirshëm.

“Ndeshja e nesërme do të ketë shumë opsione por lojtarët e mi duhet të tregohen inteligjentë,” shprehet trajneri.

“Barcelona ka qenë më mirë në pjesët e dyta, kur rivalët ndihen të lodhur nga puna e madhe e bërë.

“Duhet të jemi në gjendje të mirë në pjesën e dytë, të gjejmë balancën dhe të luajmë së bashku për të shmangur lënien e hapësirave.”

Flores pyetet edhe mbi krahasimin mes Messi-t dhe Ronaldo-s, trajneri tregohet tepër i qartë.

“Messi është më i miri i historisë. Shumë pak lojtarë më kanë lënë pa fjalë, dhe ai është një nga ata. Ndërsa Ronaldo është mes më të mirëve, top 10 padyshim.”

Related posts

KASTRIOTI-SKËNDERBEU/ Pas një topi të mbetur në zonë, Viktor ndëshkon “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

U AKTIVIZUA NË DY ROLE TË NDRYSHME NË MESFUSHË/ De Jong është “vitamina” e Barcelonës, ja statistikat pozitive

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Tjetër largim tek Partizani, mbyll aventurën me “Demat” mbrojtësi 22-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment