Futboll La Liga Sport

SUPER TALENTI BRAZILIAN/ Cafu: Ai mund të jetë “RONALDO I RI”, por i duhet që…

Në Brazil është shumë e lehtë të quhesh “yll”. Shpesh, kur një talent premtues del në skenë, menjëherë është dikush që e etiketon. Dhe kështu del gjithmonë një “Kaka i ri”, një “Thiago Silva i ri”, madje edhe një “Ronaldo Nazario i ri”. Pastaj ndodh shpesh që këta lojtarë të rinj nuk i arrijnë pritshmëritë. Kjo gjë do të thotë se duhet qetësi dhe durim për t’i gjykuar. Kjo është ajo çfarë Cafu ka thënë në një intervistë për “Fox Sport”. Vinicius Jr i ka të gjitha mundësitë, por krahasimi, mund të mos jetë produktiv.

“Vinicius është duke bërë mirë tek Real Madrid, por ende nuk mund të konsiderohet një yll. Dhe sigurisht që ende nuk mund të krahasohet me Cristiano Ronaldo-n. Cristiano mbetet Cristiano, me të gjithë historinë që portugezi ka arritur tek Real Madrid. Ronaldo ka fituar gjithçka tek Real-i. Vinicius i ka të gjitha mundësitë për të ndjekur hapat e tij dhe më pas të bëhet ‘Cristiano Ronaldo i ri’, por i duhet të punojë shumë për ta arritur këtë gjë”.

Ky është mendimi i ish-mbrojtësit të Romë-s, Milani-t dhe kombëtares braziliane, dikush që ka parë shumë kampionë në fushë dhe që sheh tek Vinicius potencialin për t’u bërë më i miri. Por kjo gjë nuk mund të arrihet pa përkushtim dhe pa punuar vazhdimisht, ashtu siç edhe është lënë të kuptohet tek Real Madrid.

Ndërkohë që, Rivaldo, sipas asaj që raporton “Marca”, tha se nuk e kupton se pse Vinicius nuk ka luajtur me skuadrën e parë që në fillim të sezonit. Ndoshta periudha tek Castilla i ka shërbyer brazilianit për t’u ambientuar. Por edhe për të kuptuar se 45 milionë eurot (ose më shumë) të shpenzuara për të nuk do të sillnin asnjë trajtim të veçantë. Talenti është dhe tani priten mundësitë për ta shfaqur. Siç thotë Cafu, për të sunduar botën duhet të djersish shumë.

 

Related posts

E zbulon trajneri i Argjentinës, Ikardi është gati për aventurën e re

Q.Autor

Tite publikon listën finale, 23 lojtarët e Brazilit në Botëror

Sadik.Autor

ARSENAL-BENFICA/ “Topçinjtë” kërkojnë të mbyllin gjithçka në “Emirates” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment