Futboll Seria A Sport

TEK JUVENTUSI KA FESTË/ SUPER SULMUESI do të rinovojë me bardhezinjtë deri në vitin…

Në muajt e fundit u mendua se, pasi bëri një përpjekje të konsiderueshme psiko-fizike, Mario Mandzukic mund të përshëndetej me Juventusin. Tani, megjithatë, të gjitha rrugët çojnë në rinovimin e tij. Edhe pse karta e identitetit të tij nuk është e gjelbër, ka 32 vite mbi supe, kroati vijon të shfaqet një luftëtar i vërtetë në sezonin e katërt me bardhezinjtë.

I lidhur me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2020, Mandzukiç duket të ketë fituar një vit kontratë shtesë. Kjo, falë paraqitjeve të bëra dhe, mbi të gjitha, raportit të madh që ka krijuar me Massimiliano Allegri. Trajneri livornez ka besuar gjithmonë te numri i tij 17-të, duke e aktivizuar kroatin në ndeshjet kyçe dhe duke e spostuar nga qendra e sulmit në korsinë e majtë.

“Mario është një djalë i pabesueshëm, e dua. Nuk ka shumë tjetër për të thënë”. Këto janë fjalët e thëna kohët e fundit nga presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, në fund të asamblesë së përgjithshme të shoqatës së klubeve europiane. Një deklaratë e denjë për respekt, nderim dhe mirënjohje.

I blerë në vitin 2015 për 21 milionë euro nga Atletico Madrid, Mandzukiç përfiton 5 milionë euro neto në vit. Manchester United është gati për ta marrë në “Old Trafford”, ndërsa sponsori luksoz për një lëvizje të tillë është vetë José Mourinho. Trajneri portugez ka qenë gjithmonë një admirues i madh i sulmuesit kroat, prandaj e do atë në Premier League. Ka pasur një kontakt mes palëve në qershor, por asgjë më shumë, sepse Mario nuk e ka konsideruar kurrë idenë e braktisjes së Juventusit.

Related posts

“SIKUR TË GODET NJË MAUNE”/ Khabib: Ky është sportisti me grushtin më të rëndë me të cilin kam dueluar

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Sulmuesi i Napolit së shpejti do të bëhet baba, por tifozët bëjnë meme emrin e fëmijës (FOTO)

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Messi mposht Valladoildin dhe arrin një tjetër rekord

Delo.autor

Leave a Comment