Futboll Seria A Sport

STRAKOSHA NUK RINOVON ME LACION/ Shkak bëhet Interi

Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka qenë i prerë, në kërkesën që i ka ardhur në tavolinën e tij. Portieri shqiptar, Tomas strakosha, si dhe spanjolli Luis Alberto, të dy janë paraqitur tek presidenti i kryeqytetasve, për të kërkuar rinovimin e kontratës me Lacion, gjë që do përkthehej edhe në përmirësim të madh të kushteve financiare.

Por, Lotito nuk ka pranuar diçka të tillë, duke përmendur se i “djeg” ende ajo humbje ndaj Interit sezonin e kaluar, ku Lacio mbeti jashtë Champions League. “Ju mposhti Interi në ndeshjen e fundit dhe vini këtu për të kërkuar më shumë para”, mësohet të ketë thënë presidenti Lotito, në përballjen me dy futbollistët e skuadrës së tij, duke iu referuar ndeshjes së fundit të kampionatit, më 20 maj.

Në atë takim Lacio u mposht me përmbysje 2-3 nga Interi, duke mbetur jashtë zonës Champions dhe normalist duke arkëtuar shumë më pak para, gjë që duket se Lotito vijon ta vuajë, ndonëse kanë kaluar disa muaj.

Pak kohë më parë, ishin Imobile dhe serbi Milinkoviç-Saviç ata që rinovuan kontratat, pa asnjë polemikë më tepër.

Related posts

James Milner mahnit shokët e skuadrës (VIDEO)

Sadik.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK BAYERN/ Perisic flet si “bavarez”: Dua të fitoj me klubin kupën…

Delo.autor

CHELSEA KËRKON PËRFORCIME/ Zbulohet kërkesa e bujshme e presidentit Abramovich në janar

Delo.autor

Leave a Comment