Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ 55 viktima në Britani nga COVID-19, dorëzohet edhe… Manchester United

Ishte një nga klubet e Premier Ligës që i kishte bërë rezistencë mbylljes së qendrës stërvitore për shkak të Koronavirusit. Por mesa duket edhe Mançester Junajtid ka vendosur t’i përgjigjet thirrjes së qeverisë britanike.

Të hënën numri i viktimave nga Covid-19 shkoi në 55 në Britani. Junajtid duhet të ishte kthyer në “Carrington” mëngjesin e së martës pas dy ditëve pushim, por klubi vendosi që të mbyllë qendrën stërvitore.

Klubi njoftoi se situata mund të ndryshojë nga momenti në moment dhe nuk dihet sesa do të zgjasë ky vendim. Arsenali, Çelsi dhe Evertoni janë disa prej skuadrave që i kanë mbyllur qendrat e tyre stërvitore me lojtarët që janë vetizoluar pasi kanë pasur raste pozitive me Koronavirus.

Related posts

6 GOLA NË “CAMP NOU”/ Betis i jep “leksion” Barcelonës me spektakël

Isa.Autor

NUK NDALET KAPITENI I “LOS BLANCOS”/ Ramos në kërkim të lavdisë dhe rekordit të Raul, ja problemi i vetëm… (FOTO)

Delo.autor

Iu kërkohet të lexojnë emrat e shqiptarëve të Zvicrës, shikoni si përgjigjen rusët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment