Futboll Sport

SOT LUHET SUPER NDESHJA/ Brazil – Argjentinë, ja skuadra favorite

Sot në orën 19:45 Brazili dhe Argjentina do të përballen ndërmjet tyre në një takim miqësor tepër të veçantë, që si rrallëherë do të luhet në Arabinë Saudite.

Ka statistika të ndryshme në lidhje me këtë duel, megjithatë sipas të dhënave zyrtare të FIFA-s kjo do të jetë ndeshja e 105 në histori ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve.

Si Brazili ashtu edhe Argjentina janë vendosur prej ditësh në Lindjen e Mesme, si për t’i paraprirë pikërisht këtij takimi, që këtë herë do të zhvillohet në Jeddah, në Stadiumin “Mbreti Abdullah”.

Kompanitë e basteve kanë publikuar koeficientët e këtij super dueli ku Brazili i Neymarit favorizohet ndjeshëm për faktin e mungesës edhe të Leo Messit.

Fitorja e Brazilit kuotohet 1.64, barazimi 3.80, ndërsa fitorja e Argjentinës 6.25, shkruan SYRI.net.

Image

Related posts

Manchester City bën gati 60 milionë € për mesfushorin e Napolit

Sadik.Autor

TOMORI DHE DIAZ/ Milan tregon se kush janë kampionët e Italisë, triumf i pastër ndaj Juventus

F.autor

Fiorentina/ Pioli: Romagnoli meritonte jo 1 por 2 kartona të kuq

Q.Autor

Leave a Comment