Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME TIRANËN/ Trajneri Ahmetaj: Duhej të ishim më të ekuilibruar, harxhuam…

Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj, foli pas barazimit me Tiranën në Gjirokastër, ku deklaroi:

I kënaqur me pikën? Po me lojën?

Në fund, rezultatin nuk e vendosim ne, vendoset në fushë. Përgjegjësi kryesor jam unë, dhe sot nuk isha i kënaqur me çfarë u dha në fushë. Skuadra më ka dhënë shumë besim, por sot nuk e pashë. Në momente të caktuara i bëmë ndaj kundërshtarit, por edhe lodhja ndikoi. Tirana mund të na ndëshkonte edhe me gola të tjerë.

E tërhoqët vetë ekipin, apo Tirana u imponua?

Kishim përballë një ekip shumë të fortë, me shumë kualitete. Ka një qarkullim të mirë topi dhe të vë në vështirësi, sepse lojtarët e saj driblojnë. Na detyroi të ishim të ekuilibruar mbrapa. Kishim edhe shumë mungesa, por edhe nga lodhja prej shumë ndeshjeve. Më vjen mirë që rezultati shkoi në barazim, ashtu si erdhi ndeshja. Tani duhet të ecim përpara.

A ishte një barazim me llogari ky me Tiranën?

Jo, nuk është me llogari, por kam thënë që duhet të marrim maksimumin në një ndeshje. Sot morëm maksimumin nga kjo ndeshje. Duhej të mos e humbnim këtë ndeshje, në një ditë jo për ne.

2 raste i dhatë Dungës, dhe ai për pak shënoi. Në pjesën e dytë, anësorët shumë të mefshtë…

Ndeshja mund të jetë nga më të dobëtat që kemi bërë, në aspektin taktik dhe teknik. Duhej të ishim më të ekuilibruar, dhe për këtë harxhuam shumë energji.

A është faji i luftës në dy fronte, Kupë dhe kampionat, që sot bëtë një nga ndeshjet më të dobëta?

Lojtarët e rinj duhet të stabilizojnë kondicionin e tyre, dhe më pas unë të bëj rreshtimet taktike. Edhe lojtarët kanë vështirësi kur nuk i kanë 90 minuta në këmbë.

Gjykimi…

E kam thënë, unë nuk merrem me gjykimin.

Ramadani?

Ramadani ka qenë i dëmtuar. Ka më shumë se një javë që po stërvitet individualisht, dhe ka filluar të stërvitet me grupin prej pak ditëve. Nga java tjetër, do hyjë me grupin, pasi nuk e ka kaluar akoma.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Dortmund gradon sulmuesin “besnik” si kapiten

Isa.Autor

ÇUDIA E MERKATOS/ Sporting dhe tre “të arratisurit” me vlerë 200 milionë euro

Isa.Autor

INJORON “PLESHTIN” DHE CR7/ Patrick Kluivert: Ja golashënuesi më i mirë në botë

Delo.autor

Leave a Comment