Futboll La Liga Premier League Sport

MË I MIRË SE AGUERO APO LEWANDOWSKI/ Ylli i Premier League ja kalon të gjithëve

Luis Suarez, Robert Lewandowski, Edinson Cavani, Karim Benzema dhe Diego Costa janë disa nga sulmuesit më të mirë, por nga të gjithë këta, Harry Kane mund të jetë më i kërkuari. Ka edhe sulmues të tjerë të cilët nuk kanë dhënë ende më të mirën e tyre dhe tregu për këta lojtarë është më konkurrues se kurrë.

Skuadrat e mëdha të Europës, si Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich ose Paris Saint-Germain, ‘kërcënojnë’ të hapin llogaritë e tyre për të marrë një nr ‘9’ që do të jetë një garanci dhe jo një dështim. Ka pëlqime ndaj Romelu Lukaku (25 vjeç), Robert Firmino (27), Lorenzo Insigne (27) dhe Sergio Aguero (30), të cilët krijojnë një grup sulmuesish që nuk kanë treguar shenja përmirësimi në paraqitjet e tyre, edhe pse njëri qëndron mbi ta.

Ky është Harry Kane, falë moshës së tij, progresionit dhe aftësisë për të shënuar gola. Sulmuesi i Tottenham, nuk e ka filluar mirë sezonin, ashtu si bën zakonisht, por duket se i ka rregulluar gjërat me 6 realizime në 13 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Paraqitjet e tij kanë qenë gjithmonë në ngritje dhe në dy ndeshjet e fundit, kundër Barcelonës në Champions League dhe kundër Spanjës të hënën në Nations League, ka treguar edhe një herë vlerat e tij.

Edhe pse nuk shënoi në Sevilla, ai ishte ‘çelësi’ më të cilin Gareth Southgate çarmatosi mbrojtjen e “La Roja’s”, me dyshen e Real Madrid, Ramos dhe Nacho, që nuk i kundërpërgjigjeshin dot sulmuesit.

Related posts

PO SHKËLQEN NË PREMIER/ Broja bën jehonë në Malin e Zi: Është nga ana shqiptare e Liqenit të Shkodrës

Delo.autor

HISTORIKE! Teuta, superkampione e Shqipërisë për herë të parë

Delo.autor

Boston leksion Cleveland në finalen e parë të play off-it në Lindje

Sadik.Autor

Leave a Comment