Futboll Seria A

Ramires në Inter? Fati i brazilianit në duar të Mbias

Nëse Stephane Mbia transferohet në Jiangsu Suning, atëherë Ramires do t’i bashkohet Interit.

Drejtori i i Interit, Piero Ausilio, tha ditë më parë; “Ramires është lojtar i Jiangsu Suning dhe ata do të vendosin çfarë të bëjnë me të. Jemi duke punuar në gjëra tjera”.

Inter dhe Jiangsu Suning janë në pronësi të kompanisë “Suning” çka do të thotë se nëse Luciano Spalletti insiston vërtet për brazilianin, mund ta marrin në formë huazimi, pasi Zikaltrit nuk mund të blejnë lojtar për shkak të “Fair-play” financiar.

Sido që të jetë, Jiangsu Suning nuk dëshiron ta lë të largohet Ramiresin derisa të sigurojë zëvendësimin e që është Stephane Mbia i Hebei China Fortune.

Mbia shkoi në Kinë një vit më parë pas sezoneve në QPR, Sevilla dhe Trabzonspor.

Related posts

Real mposht me “poker” Girona-n dhe del në krye

Isa.Autor

“AI NUK DO TË TË HUMBASË ASNJË TOP”! Bennacer: Ibrahimovic të vret nëse nuk je perfekt!

Delo.autor

JUSTIFIKOHET PËR GOLIN E YLLIT MBAPPE/ Trajneri Deschamps: As unë s’e dija rregullin, na u desh ta shikonim…

Delo.autor

Leave a Comment