Futboll Premier League Sport

MAN UNITED NË KAOS/ Cantona: Skuadra më e bukur është në krahun tjetër të qytetit

Legjenda e Manchester United, Eric Cantona, pranon me gjysmë zëri se rivalët e Manchester City-t po luajnë futbollin më të bukur në qarkullim në këtë moment, edhe pse ish-futbollisti francez nuk ua përmend dot emrin.

Ish-sulmuesi i famshëm ka lavdëruar stilin e lojës që ka futur Pep Guardiola te City, që i dha titullin kampion me ecuri fantastike sezonin e shkuar, duke e fituar titullin para kohe dhe duke vendosur disa rekorde gjatë rrugës.

Natyrisht, Cantona mbetet një tifoz i thekur i United dhe shpreson që Red Devils të bëjnë kthesë, për të qenë kandidatë për titull, edhe pse duket e pamundur.

“Unë gjithnjë shpresoj që titullin ta fitojë United, sidomos në një sezon si ky, ku favoritët janë skuadrat që duam më shumë nga të gjitha t’i mundim. Është ende shumë herët, ndaj duhet të shpresojmë që United do të ngjitet në nivelin e duhur.

“Është e tmerrshme, por skuadra më e bukur për t’u parë në këtë moment është skuadra nga krahu tjetër i qytetit. “Është skuadra që nuk dua t’ia përmend emrin”, thotë Cantona, si gjithnjë simpatik dhe i veçantë në deklaratat e tij.

Related posts

SKANDALI NË DERBIN E MADONINËS/ Sherri Ibra-Lukaku, gjykatësi sportiv jep verdiktin. Ja çfarë u vendos…

Delo.autor

HUMBJA KUNDËR SPAL NUK ËSHTË DRAMË/ E gjithë vëmendja e Allegrit përqendrohet tek…

Delo.autor

Zbuloni cilat nacionalitete kanë luajtur më shumë ndeshje në Premierligë pa shënuar gol

Q.Autor

Leave a Comment