Champions League Futboll Sport

TEKNOLOGJIA NË CHAMPIONS/ Ja 11 vendimet fatale në VAR që përcaktuan fatin e klubeve

Duke u nisur nga kualifikimi dramatik i Totenhemit falë golave në fushën kundërshtare ndaj Mançester Sitit, “Sky sport” ka bërë një përmbledhje për të gjitha momentet decizive që “VAR” ka ndërhyrë për të ndihmuar arbitrin në fushën e lojës.

Me “VAR” që u prezantua për herë të parë në këtë sezon në ndeshjet me eliminim direkt në Champions, Tottenhami përfitoi duke arritur të kualifikohej për në fazën tjetër. Vendime që ndikuan në rezultatin e takimit dhe përcaktuan fatin sezonal të skuadrave. “VAR” që në fillim u pa si i shenjtë nga tifozët dhe skuadrat, tani është kthyer në një makth për shumë prej tyre. Disa e duan, disa jo.

13 SHKURT/ AJAX-REAL MADRID

Hera e parë që “VAR” u thirr në apel ishte goli i anuluar i Ajaksit në sfidën me spanjollët. Taljafiko shënon, por arbitri Skomina anulon gjithçka pas konsultimit me “VAR”, pasi Tadiç interferoi me portierin duke bërë të pavlefshëm golin. Ndeshja përfundoi 1-2 për madrilenët.

20 SHKURT/ SCHALKE-MAN.CITY

Siti ishte në avantazh kur Kaliguri godet topin që ndalet në dorën e Otamendit, arbitri i ndihmuar nga “VAR” jep 11-metërsh për Shalken, e cila humbi në fund ndeshjen me rezultatin 3-2. Siti fitoi gjithashtu ndeshjen e kthimit me rezultatin 7-0 duke u kualifikuar për më tej.

20 SHKURT/ ATL. MADRID-JUVENTUS

Atletiko fitoi një penallti me anë të Diego Kostës në pjesën e parë, por “VAR” anulon vendimin e arbitrit pasi kontakti kishte ndodhur jashtë zonës. Në pjesën e dytë, “VAR” shpëton sërish bardhezinjtë pasi Moratës iu anulua një gol. Spanjolli shtyu Kielinin në zonë. Një rast që hapi shumë polemika. Në fund, Juventusi u kualifikua, edhe pse humbi ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, Ronaldo shënoi tre gola në Torino duke kualifikuar skuadrën për në turin tjetër.

6 MARS/ PSG-MAN. UNITED

Një ndeshje dramatike në Paris ku Mançester Junajtid fitoi një penallti në minutën e 94-t pas një prekjeje të topit me dorë nga Kimpepe. Ishte një vendim shumë i diskutueshëm që në fund rezultoi deciziv për “djajtë e kuq”, të cilët fituan 1-3 duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë.

6 MARS/ PORTO-ROMA

Pasi loja po shkonte drejt penalltive, arbitri turk, Çynejt Çakër, akordon një 11-metërsh me ndihmën e “VAR” për skuadrën e Portos pas një mbajtjeje në zonë të Fernandos nga Florenci. Teles shënoi nga pika bardhë duke u dhënë kualifikimin portugezëve.

12 MARS/ MAN.CITY-SCHALKE

“VAR” e quajti të rregullt golin e katërt të shënuar nga Sterling i cili kishte ardhur nga një pozicion i rregullt pas një krosimi të Sane.

9 PRILL/ TOTTENHAM-MAN.CITY

Mançester Siti fiton të drejtën e 11-metërshit pasi Bjorn Kaipers, arbitri i ndeshjes, sheh në monitorin e “VAR” një prekje të topit me dorë nga Rose në zonën e penalltisë. Auguero nuk arrin të shënojë nga pika e bardhë pas pritjes së Loris. “Spërsat” fitojnë në fund 1-0.

16 PRILL/ BARCELONA-MAN. UNITED

Barcelona fiton një penallti në minutën e 11-të. Por Bryzh anulon gjithçka pasi sheh rastin në monitor duke konstatuar se Fred prek topin para Rakitiçit. Barcelona në fund arriti të fitojë me rezultatin 3-0.

16 PRILL/ JUVENTUS-AJAX

Ronaldo shënon golin e 126-të në Champions në pjesën e parë. Por Turpin është në dyshim, pasi njëri lojtar i Ajaksit, Veltman rrëzohet në zonë. Sidoqoftë, “VAR” informoi se shtyrja ka ardhur nga shoku i tij i skuadrës, De Ligt dhe goli ishte i rregullt. Ajaksi fitoi në fund me rezultatin 1-2 duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

17 PRILL/ PORTO-LIVERPOOL

Pasi kishin ardhur në Porto me avantazhin e dy golave në ndeshjen e parë, Mane shënon golin e parë për skuadrën e Klop. Lojtari i “reds”-ave ishte në pozicion të rregullt dhe goli u quajt nga “VAR” i vlefshëm.

17 PRILL/ MAN. CITY-TOTTENHAM

Dy vendime: Goli i Totenhemit u akordua- vendimi mbeti në fuqi dhe u konfirmua nga “VAR”. Goli i Sitit në fund akordohet në fillim, por më pas anulohet për pozicion jashtë loje nga “VAR”.

Related posts

Kush duhet të qëndrojë dhe kush të largohet nga Manchester City

Sadik.Autor

Sampaoli i Argjentinës: Sikur të kisha Balotelli-n në skuadrën time…

Sadik.Autor

“PËR DREJTIMIN E SHQIPËRISË DUHET TË PRESIM/ Trajneri Hasi: kur luaja unë na mungonte një si De Biasi!

Delo.autor

Leave a Comment