Boks Sport

MANNY PACQUIAO RIKTHEHET NË RING/ Ja kush është kundërshtari i Filipinasit

Boksieri filipinas Manny Pacquiao, kampion i botës në peshën “welter” në kategorinë WBA ka deklaruar sot se sfidanti i tij i radhës do të jetë Adrien “The Problem” Broner. Ky duel, sipas filipinasit, do të zhvillohet më datat 12 ose 19 janar, në Las Vegas. Legjenda filipinase e ringut rikthehet të duelojë në Amerikë pas më shumë se dy vitesh.

Pacquiao, 60 fitore, 7 humbje dhe 2 barazime në karrierën e tij, rikthehet në ring pas fitores ndaj argjentinasit Matthysse në korrik të këtij viti, ku dhe mori titullin kampion. Ndërsa Broner, 33 fitore, 3 humbje, 1 barazim dhe 1 duel pa rezultat, nuk duelon që prej prillit të këtij viti, kur barazoi me Vargas. Kjo sfidë pritet të sjellë një shitje të mirë të PPV (pay per view-paguaj për ta parë), pasi bëhet fjalë për dy boksierë të njohur.

Një vendim disi i çuditshëm ky i boksierit filipinas Manny Pacquiao, 39 vjeç, që ka zgjedhur një rival që është 10 vjet më i ri se ai në moshë dhe mbi të gjitha një konkurrent shumë i fortë në ring. “E kam vendosur emrin e rivalit të radhës, Adrien Broner. Sfida do të zhvillohet më 12 ose 19 janar”, tha Pacquiao për mediat.

 

 

Related posts

Gol shqiptar në Zvicër, pikë shprese për mbijetesën

Sadik.Autor

NJË HAP LARG TRANSFERIMIT TEK REALI/ Ja sakrifica që Pogba duhet të bëjë për të shkuar

Delo.autor

ARDON JASHARI PËSON DËMTIM TË MADH NË STËRVITJE/ Milan ka frikë se mund të ketë një fibulë të thyer

F.autor

Leave a Comment