Futboll Seria A Sport

Spalletti rikuperon njeriun e ndeshjeve të mëdha, asgjë serioze për “gladiatorin”

Frymëmarrje për trajnerin e Interit Luciano Spalletti vetëm pak ditë para derbit ndaj Milanit. Dëmtimi që pësoi Matias Vecino në grumbullim me përfaqësuesen e Uruguait nuk është aspak serioz. Bëhet fjalë për një tërheqje të lehtë që e pengoi Vecinon për të luajtur në miqësoren mes përfaqësueses Celeste dhe Japonisë të martën. Megjithatë nuk ka asgjë serioze për lojtarin në muskulin e kofshës së djathtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë e nevojshme që mesfushori t’i nënshtrohet analizave të tjera.

Vecino gjithsesi mund të ulet në stol në derbin ndaj Milanit por kjo mund të jetë edhe një masë parandaluese e Spallettit në mënyrë që të ketë 100% të gatshëm atë që konsiderohet edhe si njeriu i ndeshjeve të mëdha për Interin(për golat që ka realizuar në sfidat e rëndësishme) në duelin e mesjavës ndaj Barcelonës në Champions League duke patur parasysh edhe faktin se ndaj Milanit, Vecino mund të zëvendësohet nga Gagliardini i cili nuk bën pjesë në listën e Kupave të Europës.

Related posts

MARRËVESHJA REAL MADRID-ALABA/ Ja kërkesa marramendëse e yllit të Bayern Munich…

Delo.autor

E BUJSHME/ Rrogat e prapambetura, stafi i ekipit hedh në gjyq “Suning” për…

Delo.autor

LA LIGA/ Messi në “panik”, veç Iniestas mund të humbasë edhe një shok tjetër…

Sadik.Autor

Leave a Comment