Futboll La Liga Sport

RREZIKON BURGUN/ Nuk kanë fund telashet për Arda Turan, tashmë akuzohet për…

Nuk kanë të mbaruar telashet për Arda Turan. Pas skualifikimit rekord me 16 ndeshje në kampionatin turk ku impenjohet me Basaksehir, ish mesfushori i Atletico Madrid dhe Barcelonës u përfshi në një skandal gjatë javës që lamë pas, tashmë të rejat rreth tij flasin se prokuroria e Stambollit ka nisur një hetim pikërisht për 31-vjeçarin pasi mbi të ka dyshime se është i lidhur me grupin gylenist që tentoi grushtin e shtetit në vitin 2016. Lojtari ka përfunduar në lupën e drejtësisë turke për lidhje hipotetike të tij me grupin islamist të Fethullah Gülen, i akuzuari kryesor për atentatin që iu bë qeverisë. Jo vetëm Arda Turan por tashmë hetimet kanë përfshirë edhe një tjetër lojtar dhe teknikun turk të Bursasporit, Bulent Korkmaz.

Sic raporton e përditshmja turke Hürriyet, prokuroria ka informacione se këta persona mund të kenë ofruar mbështetjen e tyre në organizimin e gylenistëve, lëvizje kjo që pas episodit të shënuar në 2016-ën ku u përfshi edhe ushtria turke, qeveria aktuale e ka kategorizuar si organizatë terroriste. Akuza të rënda që për Arda Turan vijnë në një moment vërtet të vështirë, duke kompromentuar edhe më shumë pozitat e tij. Në një moment aspak pozitiv të karrierës, e cila duhet thënë ka qënë në rënie lojtari i Istanbul Basaksehir rrezikon pikësëpari deri në 12 vite burg për konfliktimin e tij në një prej klubeve të natës me një këngëtar të njohur turk dhe tashmë duhet t’i bëjë llogaritë edhe me akuzat e reja që qeveria duket se po ngre kundrejt tij.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndeshjet e “LAKMUARA” dhe përballjet e “PËRSËRITURA”

Delo.autor

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË KAMPIONATIN TURK/ Çekiçi realizon një SUPER GOL ndaj Goztepe dhe vulos ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

SHKËLQEN BRIKEN CALJA/ Shpallet KAMPION BOTE në stilin e shkëputjes

F.autor

Leave a Comment