Futboll Premier League Sport

CHAMPIONS/ Masa të rrepta sigurie në SERBI, huliganët bëhen GATI për SHAQIRIN

Këtë javë luhet ndeshja mes Crvena Zvezdas dhe Liverpoolit, e vlefshme për javën e tretë të Champions League. Tifozeria e skuadrës serbe mbahet si një nga më të tmerrshmet në Europë, pasi shkakton incidente dhe dhunë në shumë ndeshje të skuadrës në shtëpi. Për këtë ndeshje policia serbe ka marrë masa të rrepta sigurie.

Huliganët e Zvezda janë të ekzaltuar, pasi në ekipin anglez bën pjesë dhe Xherdan Shaqiri. Serbët janë gati të nxjerrin inatin e festimit me shqiponjë në ndeshjen kundër Serbisë, këtë Kampionat Botëror. Flitet se Shaqiri mund të mos udhëtojë me skuadrën për arsye sigurie dhe psikologjike.

Related posts

BARAZIMI NË PAQE ME “ZONJËN E VJETËR”/ Presidenti i Fiorentinës bën krahasimin: Ribery luajti më mirë se CR7…

Delo.autor

Laudrup: Bota ka vetëm një Leo, Dybala nuk është Messi!

Q.Autor

Merkato, objektivat dhe synimet. Percassi “zbardh” planet e Atalantës

Sadik.Autor

Leave a Comment