Futboll La Liga Sport

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Çudia me yllin e Barçës, luan më shumë me kombëtaren

Ndodh, edhe pse rrallë, që një lojtar të luajë më shumë minuta me kombëtaren sesa me klubin dhe kjo është çështja e Arturo Vidal. Është normale që ftesa e kombëtares të vijë si pasojë e paraqitjeve të mira që një lojtar ka patur me ekipin e tij. Por kiliani ka luajtur më shumë me “La Roja” sesa me Barcelonën. 75 minuta më shumë. Mesfushori ka luajtur gjashtë ndeshje në La liga, kundër Sevillas në Superkupën e Spanjës dhe në dy ndeshje të Champions League, kundër PSV dhe Tottenham, por nuk ka patur shumë hapësira në fushë.

Në fakt, ai ka qenë titullar vetëm në dy ndeshje për Barcelonën, njëra kundër Girona-s dhe tjetra kundër Bilbao-s, por është zëvendësuar gjatë pjesës së dytë në të dyja ndeshjet. Në total Vidal ka luajtur 179 minuta në të tre kompeticionet, por beteja e tij është me shokët e ekipit, pasi të gjithë synojnë për një vend titullari në formacionin e Valverdes. Rakitic, Busquests, Coutinho, Arthur, Denis Suarez, Alena, Rafinha, Samper dhe Sergio Roberto, po luftojnë për të qenë në mesfushë.

Nga ana tjetë, Reinaldo Rueda, i ka dhënë atij më shumë rëndësi se Valverde. Në ndeshjet e shtatorit, Vidal luajti 74 minuta kundër Koresë së Jugut dhe tri ditë më vonë luajti titullar kundër Meksikës dhe Perusë. Në total, ai ka luajtur 254 minuta për “La Roja”.

Tek Barcelona është shumë e vështirë të sigurohet një vend në formacion, siç është parë me Vidal, i cili e ka shprehur pakënaqësinë e tij në rrjetet sociale. Tani vjen një periudhë e rëndësishme për ekipin, kështu që Valverde mund t’i japë më shumë minuta lojtarëve që janë aktivizuar më pak.

 

Related posts

“LUFTA” PËR TITULL NË DERBIN E MADONINËS/ Pioli: Çështja Ibrahimovic-Lukaku? Do të doja që ai episod…

Delo.autor

AKUZOI TAKAJN PËR TRUKIM NDESHJESH/ Vihet në pranga nga policia ish-lojtari… (FOTO)

Delo.autor

SOT, NDESHJA NË “AIR ALBANIA”/ Shqipëria mat forcat me Anglinë për t’i prishur rekordin, ndeshje me rëndësi për llogaritë përfundimtare

F.autor

Leave a Comment