Futboll Seria A Sport

DERBI/ Bergomi: Ja kë duhet të neutralizojë INTERI për të mposhtur MILANIN

Mbrojtësi legjendar i Inter-it Beppe Bergomi insiston se mënyra për të ndalur Gonzalo Higuain është të neutralizojë Suso-n në Derby della Madonnina. “Dy lojtarët që kanë motivimin për të vendosur derbin mendoj se janë Lautaro Martinez dhe Patrick Cutrone, teksa ata mund të futen edhe nga stoli dhe të ndryshojnë fatin e ndeshjes,” shprehet Bergomi për Sky Sport Italia.

“Inter ka lojtarët e krahut dhe Nainggolan i cili gjithmonë merr pjesë në sulm, ndërsa Milan do të mbështetet te Suso, Higuain dhe mesfushorët agresivë për të dalë përpara.

“Icardi apo Higuain? Mendoj se Icardi është një lider në fushë i cili punon për ekipin dhe është vrasës brenda zonës. Higuain mbase është sulmues më i kompletuar, diçka që duhet të marrë shembull Icardi.

“Mënyra për të ndalur Higuain dhe Milan është të neutralizosh Suson. Mendoj se edhe këtë herë do ta markojë Skriniar, pasi ai është i mirë në situatat një-kundër-një.”

Related posts

LEGJENDA E FUTBOLLIT KRITIKON YLLIN E PSG/ Pele: Ai filloi duke mos shënuar shumë gola, për këtë…

Isa.Autor

REVOLUCION TOTAL TEK SERIE A/ Kalendari bëhet asimetrik si në Premier dhe La Liga, por me një tjetër ndryshim

Delo.autor

KAOS TOTAL/ FSHF bën lëmsh hartën, Skënderbeun e bën ekip të… Kukësit

Isa.Autor

Leave a Comment