Futboll Seria A Sport

KA LËNË PAS RONALDON/ 9 gola në 7 ndeshje: Piatek “shënjestron” Juventusin

9 gola në vetëm 7 ndeshje për sulmuesin polak të Genoas, Krzysztof Piatek, i cili ka rezultuar një surprizë e vërtetë në këtë fillim sezoni dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha.

Polaku ka piketuar tashmë thyerjen e rekordit të Batistutës, me gol në 12 ndeshje radhazi në kampionat, por fati këtë javë i ka rezervuar kundërshtarin më të fortë të Serisë A, Juventusin.

“Janë më të fortët në Itali, pa asnjë dyshim, por në fund të fundit, gjithçka është e mundur. Po luajmë shumë mirë dhe unë jam gati që të mundohem të dërgoj topin në rrjetë, në çdo mundësi që më vjen. Megjithatë përballë do të jetë Ronaldo, futbollisti më i mirë në botë dhe me shumë mundësi më i miri në histori”, deklaroi Piatek.

Tifozët kuqeblu të Genoas janë dashuruar tashmë pas Piatek dhe emri i tij përsëritet më së shpeshti në shkallët e stadiumit, por për polakun janë vënë në radhë shumë klube të mëdha europiane, të tërhequra nga starti “magjepsës” i tij.

“E dashuroj shumë tifozërinë e Genoas, pasi janë të mrekullueshëm dhe të mbështesin në çdo çast. Sa i përket interesit të klubeve të tjera, mund të them se ndihem mirë kur dëgjoj që më vlerësojnë, por për të ardhmen time, merren të tjerë njerëz, pasi unë i jam dedikuar fushës së futbollit”, u shpreh polaku në intervistën e tij.

Related posts

NGA VITET E PARA NË KOSOVË TEK SEZONET ME LAZIO-N/ Rrëfen Cana: Ju tregoj për jetën time…

Delo.autor

Guardiola, “mbreti” i dekadës së fundit

Sadik.Autor

DORË E HEKURT NGA CONMEDOL/ Sherri i madh në Mineirao, dënime të rënda për Boca Juniors (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment