Futboll Premier League Sport

Në Francë zbulojnë dy superklubet europiane, që synon të drejtojë Wenger

Arsene Wenger, trajneri i mirënjohur francez, do të dëshironte të kthehej në futboll, në stolin e Bayern Munich, ose të Real Madridit, raporton “Le Parisien”. Ai ka opsione të shumta të hapura, me ofertën për t’u bërë trajner i kombëtares së SHBA, ose një rol të ngjashëm në Kinë, ndërsa PSG po e josh atë me postin e drejtorit sportiv të klubit.

Wenger, megjithatë, dëshiron një rol udhëheqësi në një klub të madh europian, me Bayern Munich apo me Real Madridin, në krye të listës. “Hej, unë jam në treg!” Ky është mesazhi i subkoshiencës, që Arsene Wenger, i lirë nga çdo angazhim prej qershorit, kur u largua nga Arsenali, ka dërguar në ditët e fundit. “Jam gati të filloj punën përsëri, por jo deri në janar”, – tha trajneri veteran francez.

Nuk është e çuditshme, sepse e gjithë bota e futbollit e di se 68-vjeçari, që drejtoi për 22 vite “Topçinjtë e Londrës”, nuk ka dëshirë të dalë në pension. Së pari, sepse ndihet fizikisht në formë të mirë (ai luajti për një orë, së bashku me Didier Deschamps dhe Laurent Blanc këtë javë), dhe pastaj sepse pasioni i tij për topin duket ende i pashtershëm.

Related posts

TËrmet “8 BALLË” NË FINLANDË/ Shqipëria e femrave nuk njeh fitore në eliminatore

Delo.autor

MASAT NDAJ KORONAVIRUSIT/ Serie A rihap stadiumet, ja plani për rikthimin e tifozëve

Delo.autor

Kupa e Botës, Mbappe takon ish-boksierin për të marrë “leksione” force

Sadik.Autor

Leave a Comment