Futboll Shqipëri Sport

TRASHI “përjetë” i kuq/ Mesfushori i PARTIZANIT ngre në këmbë tifozët me vendimin e fundit

Lorenc Trashi ka vendosur të qëndrojë edhe për dy sezone të tjera te skuadra e Partizanit. Mesfushori më në formë i momentit në kampionatin shqiptar ka rinovuar sot kontratën deri në vitin 2020. Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kuq përmes një njoftimi në kanalin zyrtar.

Mësohet se ka qenë dëshira e të dy palëve për të vijuar bashkëpunimin. Që prej 2014-tës, 26-vjeçari kontribuon për 15-herë kampionët e vendit duke qenë pikë kyçe e skuadrës së Partizanit.

Njoftimi i klubit të Partizanit:

LORENC TRASHI RINOVON ME PARTIZANIN

Titullari 26 vjeçar, i kuq deri në 2020

Klubi zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Lorenc Trashin. Lojtari 26 vjeçar dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re deri në 2020, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, duke konkretizuar kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani.

Trashi pjesë e të kuqve nga viti 2014, falë paraqitjeve dhe cilësive që ka shfaqur përgjatë gjithë eksperiencës me fanelën e kuqe, konsiderohet një prej lojtarëve më të spikatur të Partizanit dhe kampionatit tonë. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies Klub – Lojtar.

Related posts

ATLETICO NDEZ “ALARMIN”/ Dëmtohet i “urryeri” i Juventusit në stërvitje, ja çfarë rrezikon

Delo.autor

LIVE/ Milan-Lazio, Mbyllet pjesa e parë. Strakosha e Reina “kyçin qepenat”

Delo.autor

Francë 1998, kur Lilian Thuram shkruante historinë në gjysmëfinale

Sadik.Autor

Leave a Comment