Futboll Sport

PAS FITORES SË BOTËRORIT TË KLUBEVE/ Lojtarët e Real Madridit për krishtlindje si “sheik”!

Krishtlindje si sheik! Kështu mund të përkufizohet ky fundvit për futbollistët e Realit të Madridit, që përpos se shtuan një trofe në vitrinën e tyre të sukseseve, kanë marrë edhe një pagesë bujare.

Fitorja  përballë Ai Ain ishte suksesi i tretë radhazi në Botërorin e Klubeve dhe i katërti në historinë e klubit, dhe për ketë Florentino Perez kishte premtuar një premio prej 100 000 euro për kokë nëse arrijnë të ngrijnë lart trofeun. Punë e kryer më së miri dhe xhepat e futbollistëve mbushen me tjetër bonus për këtë fundvit.

Një fitore që është praktikisht “e paguar”, pasi në arkat e klubit do të hyjnë 4.2 milionë euro nga FIFA si kampion i turneut në Abu Dhabi

Bonusi për këtë Kupë të Botës të Klubeve është larg nga shumat që zakonisht lojtarët e Realit përfituan, pasi triumfi në Kiev i solli plot 300 000 euro neto për kokë. Shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë nga Reali i Madridit ishte ai i Championsit të vitit të shkuar, ku klubi festoi titullin e 12-të në histori, ndërsa lojtarët morën plot 1.5 milion euro për kokë.

Related posts

Europa League/ Marseille shkon në finalen e Lionit! (VIDEO)

Sadik.Autor

RRËFIMI I PAZAKONTË/ Sportistja e njohur: Si më ofruan 200 mijë euro në muaj për t’u bërë prostitutë (FOTO)

Delo.autor

SHFAQET NUDO/ Fansat “harrojnë” natyrën, sytë te trupi i Viky Vargas (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment