Futboll Premier League Sport

“THE SUN PLAS BOMBËN”/ Ja lista e Chelsea për të zëvendësuar Moratën në janar

Maurizio Sarri është gati të futet në merkato, në janar. Sipas “The Sun”, trajneri italian po përpiqet të identifikojë një pikë referimi të besueshme në qendër të sulmit. Tabloidi anglez nënvizon se performanca e Alvaro Morata nuk e kënaq klubin londinez, i cili është gati të bëjë një përpjekje ekonomike për të korrigjuar atë që është identifikuar si pika e dobët e ekipit.

Lista e kandidatëve është shumë e gjerë, por epërsi kanë dy yje të Seria A. Mauro Icardi do të ishte qendërsulmuesi i përkryer për “Blues”. Ai është lojtari, për të cilin ia vlen të investosh, sepse jep garanci për të tashmen dhe të ardhmen. Ai mund të mburret me të drejtë, sepse ka shënuar më shumë se 100 gola në karrierë.

Në mënyrë që ta marrin nga zikaltrit, londinezëve iu nevojitet patjetër një ofertë treshifrore. Cutrone është shumë më pak i shtrenjtë. Sipas tabloidit anglez, ai ka një çmim prej 28.4 milionë euro.

Related posts

E BUJSHME/ Tjetër emër për të zëvendësuar Titen, Brazili nis bisedimet me trajnerin që ka fituar gjithçka me klubet

F.autor

AS NEJMAR AS CAVANI/ Real Madrid ka gati yllin që do zëvendësojë RONALDON

Isa.Autor

Habit Bolt, pozon me trafikanten seksi (Foto)

Sadik.Autor

Leave a Comment