Futboll Sport

Derbi i zjarrtë i Selanikut/ BASHA dhe MAVRAJ ndezin motorrët e supersfidës

Te skuadra e Aris janë të gëzuar që dy shqiptarët kanë kryer dje stërvitje. Një ditë më parë, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj nuk ishin në dispozicion të trajnerit të Arisit, edhe pse me arsye të ndryshme.

Mbrojtësi i Kombëtares ka lënë pas një gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa për mesfushorin dita e djeshme ka qenë prova se mund të kryejë pjesën dërrmuese të seancës stërvitore.

Pas dëmtimit ndaj Izraelit, Basha ishte në dyshim, por, me sa duket, tek Aris janë të gëzuar që mesfushori, një nga pikat e referimit në këtë start sezoni, të mund të jetë i gatshëm për derbin në fundjavë ndaj PAOK-ut. Mesfushori kuqezi u dëmtua në gju në fundin e pjesës së parë ndaj Izraelit.

Related posts

Kalimi i Griezmann te Barça mund të marrë një kthesë të papritur

Sadik.Autor

HISTORIKE/ E konfirmon trajneri, atleti rus do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios

Delo.autor

E BUJSHME/ Barça e turpëroi në “El Clasico”, befason Valverde kur pyetet për krizën e Realit

Isa.Autor

Leave a Comment