Futboll Seria A

Flet Verdi: Ndihem mirë dhe i lumtur ke skuadra e Bologna-ës, ja pse e refuzova Napolin

Refuzimi që talenti i Bolognës i bëri Napolit, ishte lajmi më i bujshëm në merkaton e klubeve të Serisë A. Simone Verdi ishte vetëm një hap larg napolitanëve, ndërsa ishte arritur akordi mes klubeve dhe pritej vetëm vetëm miratimi i lojtarit.

Por ky i fundit befasoi me vendimin e tij për t’i thënë jo ofertës, pavarësisht këmbënguljes së menaxherit të tij, Giuntoli, por edhe telefonatës nga ana e trajnerit të Napolit, Sarri.

“Nuk është një refuzim për Napolin, madje interesi i tyre më bën të lumtur, por unë vlerësova se nuk është momenti i duhur për t’u larguar nga Bologna.

Dua të përfundoj procesin e rritjes te ky klub, ku ndihem mirë dhe i vlerësuar, ndaj vendosa të mos shkoj te Napoli. Jam i vetëdijshëm që po humb një mundësi për të triumfuar në kampionat apo Europa League, por kam menduar më tepër për karrierën time”, u shpreh Verdi.

Talenti i Bolognës gjithsesi la të hapur mundësinë e transferimit te skuadra e Napolit, në përfundim të sezonit, nëse napolitanët do të kenë ende interes për të.

Related posts

Scholes: Dy yje të United kanë nevojë për…

Sadik.Autor

Ish-kapiteni i Spanjës: Më kanë diskriminuar për flokët e gjata

Sadik.Autor

“BARDH’ E BLU”/ Tirana nxjerr klipin special për 100-vjetorin me Ronela Hajatin dhe Dj Sardin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment