Futboll Ligue 1 Sport

“Më kanë premtuar një blerje, lutem çdo natë që të vijë sa më shpejt”, deklaron trajneri Tuchel pas triumfimit

Prej më shumë se 2 javësh po këmbëngul se 1 apo 2 mesfushorë janë të domosdoshëm për skuadrën e tij për të triumfuar jo vetëm në Francë por edhe në Champions League. Ky është Thomas Tuchel, trajneri i PSG-së, që pas fitores 3-0 ndaj Amiens në kampionat sheh se marshimi drejt titullit kampion në League 1 ecën pa pengesa.

Allan, Coutinho e Isco janë disa nga emrat që përflitet se do të veshin fanellën e skuadrës kampione të Francës, por deri më tani asgjë konkrete. “Drejtori sportiv dhe presidenti më kanë premtuar se do të bëjnë një blerje dhe unë u besoj atyre”, thotë Tuchel.

“Por, anën tjetër, kam frikë se askush nuk do të vijë në skuadër në merkaton e janarit dhe ky është një makth që më lë pa gjumë. E di që merkato e janarit është e ndërlikuar. Unë lutem çdo natë që kjo blerje të vijë sa më shpejt, por kam frikë. Vetëm kur blerja të kryhet do të fle i qetë”, shprehet Tuchel.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Starova “qan”: Lojtarët nuk dhanë maksimumin, kishin një…

Delo.autor

Lionel Messi: Nuk do ta ndërroja “dopietën” me Championsin

Sadik.Autor

Eboue: “Guardiola trajneri që vrau karrierën e këtij super futbollisti”

Isa.Autor

Leave a Comment