Futboll La Liga Sport

MADRILENËT KONTRADIKTORË/ Reali shkon në Afrikë, e detyron Kupa e Mbretit

Real Madridi para pak ditësh doli me një deklaratë të ashpër ku kundërshtonte luajtjen e ndeshjeve të kampionatit spanjoll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Los Blancos janë “dënuar” nga shorti i Kupës së Mbretit për të luajtur në… Afrikë!

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui është vendosur përballë ekipit modest Melilla në turin e 1/16-ave në kupë, me vajtjen që do të luhet në fund të tetorit dhe kthimin në dhjetor.

Melilla është një ndër dy qytetet autonome spanjolle në veri të Afrikës (së bashku me Ceuta), që shtrohet në bregdetin e Mesdheut dhe rrethohet nga territor maroken, ndërsa skuadra e futbollit, Union Deportivo Melilla, merr pjesë në Segunda B në Spanjë.

Ceuta luan në Tercera Division dhe është ndeshur me Barcelonën në sezonin 2010-11, duke i humbur të dyja ndeshjet.

Melilla nuk është ndeshur kurrë me Realin dhe klubi po mendon të vendosë stola shtesë, për të përballuar kërkesat për bileta, sepse stadiumi merr vetëm 10.000 spektatorë. Ndërkaq, Barcelona është vendosur nga shorti përballë Cultural Leonesa-s dhe Atletico përballë katalanasve Sant Andreu.

Related posts

NGATËRROI KLOPP ME SOZINË E TIJ/ Gazetari bën gafen epike: E takova dhe po festonte me tifozët anglez (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ ANGLISË PËR “KATAR 2022″/ Veseli: Atmosfera është e mirë, do të japim maksimumin në “Wembley”

Delo.autor

(VIDEO) Milan-Inter, shihni 10 golat më të bukur të shekullit të 21-të

Q.Autor

Leave a Comment